Akord për 18 milionë euro, Çelsi tani pret përgjigjen e Milanit për mesfushorin anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2023 | 18:40

Akord për 18 milionë euro, Çelsi tani pret përgjigjen e Milanit për mesfushorin anglez

Çelsi po pret të dëgjojë nëse Milani do të vazhdojë apo jo diskutimet për Ruben Loftus-Çik.

loftus cik

Sipas “The Telegraph”, mesfushori ishte në proces transferimi në Milano për rreth 18 milionë euro, por klubi italian shkarkoi drejtorin teknik Paolo Maldini dhe drejtorin sportiv Frederik Masara, të cilët kishin vendosur themelet për gjetjen e një akordi që të kënaqte të gjitha palët e përfshira.

I njëjti burim konfirmon se si Çelsi ashtu edhe Ruben Loftus-Çik janë duke pritur për të dëgjuar nëse marrëveshja do të realizohet apo nëse transferimi është i destinuar të dështojë me Milanin që mund të jetë orientuar në pista të tjera pas largimit të Maldinit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"