“Akoma s’e besoj që po luajmë për mbijetesë”, mesfushori serb karikon lezhjanët: E mbyllëm me “blofet”, nuk rrezikojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 23:44

“Akoma s’e besoj që po luajmë për mbijetesë”, mesfushori serb karikon lezhjanët: E mbyllëm me “blofet”, nuk rrezikojmë

Pasi humbën me Orikumin, në Lezhë kërkojnë kthesën. Besëlidhja ka filluar që të bëjë llogaritë, pasi nuk do që të diskutoje qëndrimin në Kategorinë e Parë.

Beselidhja-goli

Kreu i zonës “play out” është objektiv dhe për ta mbajtur, duhen pikë. Skuadra po stërvitet për të korrigjuar gabimet e shfaqura në 90-minutëshin e fundit, pasi kundër Veleçikut do të zbresin për një qëllim në fushë: të fitojnë. Këtë e pohon edhe nga katër futbollistë serb, që është pjesë e organikës së lezhjanëve. Mesfushori David Angjelkoviç akoma nuk e beson, që do t’u duhet të luajnë për mbijetesë.

Megjithatë, për “Panorama Sport” garanton se me “blofet” mbaruan punë. Ai saktëson se në Orikum kishin kundër fatin, por edhe terrenin. “Nuk e kisha menduar se të na duhet luftonim për mbijetesë gjatë fazës së tretë. Pretendimet ishin madhore në fillim të këtij sezoni, por gabimet e bëra rrugën na sollën në këtë nivel. Jemi të detyruar të pranojmë realitetin, ndaj të mbledhim forcat dhe gjejmë direkt rrugën e kthesën.

Lufta këtu është edhe më e fortë sesa në ‘play off’. Duhet kujdes shumë i madh. Besëlidhja me kualitetet që ka në dispozicion nuk duhej të ishte këtu, por nganjëherë në sport dhe veçanërisht në futboll edhe fati të del kundër. Nisja mbarë e fazës së tretë me atë fitore bindëse na mbushi me shpresë për vazhdimësinë, por u thyem që në transfertën e parë. Kjo është e pafalshme për ne. Një ekip që e nis sezonin me pretendime madhore, nuk mund të ndalet kështu. Gabuam për fajet tona sigurisht, por patëm edhe fatin me terrenin kundër. Fusha ishte shumë e vështirë.

Nuk mundeshim as ta shtronim topin dhe kjo u shoqërua me gabime të shumta para portës kundërshtare. Nuk mundëm as të barazonim…

E megjithatë, ajo ndeshje shkoi dhe një tjetër është në prag. Koha që kemi në dispozicion, na jep mundësi që të eliminojmë gabimet e bëra dhe blindojmë kreun e renditjes në zonën e mbijetesës. Sot në futboll triumfon ajo skuadër që di të mirëmenaxhojë gabimet, pasi në fund të fundit gjithkush luan për diçka”, përfundoi 23- vjeçari nga Serbia, që kërkon që të mos diskutohet qëndrimi në këtë kategori.

PRENG GJIKOLA  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"