“Kemi pak lojtarë para Partizanit”, Julian Ahmataj: Jemi në bisedime për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 13:36

“Kemi pak lojtarë para Partizanit”, Julian Ahmataj: Jemi në bisedime për…

Trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj pret me padurim zhbllokimin e merkatos së bardhekuqve. Teksa korçarët presin nesër në shtëpi Partizanin, tekniku i skuadrës bardhekuqte deklaroi  para mediave se ish-futbollisti i Skënderbeut Arnaud Guezh ende nuk ka konfirmuar nëse është paguar plotësisht detyrimi i klubit ndaj tij.
Skenderbeu Ahmataj
Nga ana tjetër, Ahmataj veçoi dhe vështirësinë për përzgjedhjen e një formacioni stabël për shkak të mungesës së përvojës të shumë futbollistëve të tij. Ai konfirmoi se Skënderbeu po punon për të afruar dhe lojtarë të tjerë.

“Merkatoja e bllokuar e Skënderbeut – Akoma nuk jemi të qetë, sepse 4 lojtarët e afruar së fundmi nuk janë federuar ende. Duhen edhe disa procedura që të jenë gati për ndeshjen, nuk e dimë nëse do t’i kemi nesër për takimin me Partizanin. Nga momenti në moment pritet të zhbllokohet merkato. Lojtari që ka bllokuar merkaton nuk ka dhënë akoma konfirmimin, ky konfirmim ka vonuar deri ditën e sotme. Besoj se do të zgjidhet.

Formacioni ndaj ‘demave’ –  Kemi shumë vështirësi, sepse jemi shumë të brishtë dhe të paktë në numër. Përzgjedhjet janë të kufizuara. Rritet shkalla e vështirësisë, por jam i bindur që të gjithë lojtarët janë në dispozicion do të japin maksimumin për të bërë një gjë të mirë në ndeshjen me Partizanin. Të gjithë kundërshtarët janë të vështirë. Kemi marrë rezultate të mira me skuadra të forta, por kemi çaluar me disa skuadra të vogla.

Planet në merkato – Jemi në shumë bisedime për të forcuar skuadrën. Një gjë e tillë rrit konkurrencën brenda stërvitjes. Kjo ndihmon skuadrën, pasi gjithmonë ka një progres në cilësinë e skuadrës”, bëri me dije trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj.

Skënderbeu i prezantoi 4 lojtarët, por ata nuk janë zyrtarisht pjesë e korçarëve. Shkak bëhet…

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu u bllokua për 4 mijë euro, lojtari francez: Kam një vit që i pres

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"