Akademia e Goga Basket, i besohet legjendës së basketbollit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2020 | 20:28

Akademia e Goga Basket, i besohet legjendës së basketbollit shqiptar

Gazmend Çaçi do të jetë drejtori sportiv i akademisë Goga Basket për sezonin 2020-2021. Skuadra e durrsakëve do të drejtohet nga një prej emrave më të mëdhenj të historisë së basketbollit shqiptar.
GAZMEND CACI
“Kemi fatin që legjenda e basketbollit shqiptar, z.Gazmend Çaçi, 20 herë kampion, mbi 100 ndeshje ndërkombëtare, duke parë e ndjekur investimin serioz që akademia jonë ka bërë për këtë sport, shprehu dëshirën të kontribuojë në rritjen e akademisë sonë në nivele më të larta. Nga nesër fëmijët që do të regjistrohen në akademinë tonë do të kenë fatin të kenë drejtor njeriun që ka ngritur peshë zemrat e mijëra tifozëve në mbarë Shqipërinë”, shkruan skuadra Goga Basket në faqen e saj në “Facebook”, duke zyrtarizuar Çaçin si drejtor sportiv të akademisë.

118615501_3209035942557482_5087003418619193092_o

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"