Akademia e Futbollit dhe Tirana shpallen kampione të kryeqytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2017 | 17:39

Akademia e Futbollit dhe Tirana shpallen kampione të kryeqytetit

Për dy ditë me radhë janë zhvilluar finalet e kampionateve rajonale të Tiranës për moshat U-13, U-15 dhe U-17, të cilat shpallën në fund dhe kampionët e këtij viti. Kështu, për moshat U-13 dhe U-15, kampionë u shpallën skuadrat e Akademisë së Futbollit që drejtohen nga Redi Jupi dhe Erbim Fagu, ndërkohë që për moshat U-17 kampionë u shpall Tirana A me trajner Fatjon Muhameti.

Kampion

U-13

Në kampionatin rajonal të Tiranës për moshat U-13 morën pjesë gjithsej 38 ekipe të ndara në tre grupet dhe tre fitueset e grupeve zhvilluan ndeshjet finale.

Internacionali me trajner Armand Damo, Tirana me trajner Irfan Bujari dhe Akademia me trajner Redi Jupi ishin tre ekipet finaliste. Kampione e zonës Rajonale të Tiranës u shpall skuadra e Akademisë me trajner Redi Jupin që e fitoi 2-1.

U-15

Në kampionatin rajonal të Tiranës për moshat U-15 morën pjesë gjithsej 39 ekipe të ndara në tre grupet dhe tre fitueset e grupeve zhvilluan ndeshjet finale në formë triangolare.

Tirana 9 me trajner Hyqmet Hasko, Tirana A me trajner Bujar Llubani dhe Akademia me trajner Erbim Fagu shkuan në fazën e fundit. Tirana A dhe Akademia u përballën në finale, ku fituan të besuarit e Fagut 2-1.

U-17

Në kampionatin rajonal të Tiranës për moshat U-17 morën pjesë gjithsej 22 ekipe të ndara në dy grupe dhe dy fitueset e grupeve zhvilluan ndeshjen finale mes tyre. Tirana me trajner Fatjon Muhameti dhe Dinamo me trajner Engert Bakalli ka zhvilluar sfidën finale në Pezë.

Në minutën e 16-të pas shpërthimit mjaft të bukur e teknik, Rasha kalon Tiranën në avantazh. Në të 29-tën është Fixha për dinamovitët që kroson në zonë dhe mbrojtësi Gjana shtatlartë godet bukur me kokë duke barazuar shifrat në 1-1. Në të 63-ën është Rosaj që kalon në epërsi Tiranën duke shënuar një supergol në një pozicion të vështirë shumë pranë këndit.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"