“Ajo është një vajzë e madhe tani!”/ Fansat kritikojnë Devid Bekamin teksa puth vajzën e tij në buzë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 14:26

“Ajo është një vajzë e madhe tani!”/ Fansat kritikojnë Devid Bekamin teksa puth vajzën e tij në buzë

Futbollisti i njohur, Devid Bekam, ka ndarë për ndjekësit në rrjetet sociale një foto duke puthur vajzën e tij 10-vjeçare Harper.

46-vjeçari, është përballur me kritika në të kaluarën për shpërndarjen e imazheve që e tregojnë atë duke puthur Harper.

Ashtu si me komentet e mëparshme nga fansat, ndjekësit kanë bërë të njëjtën gjë, ku disa e komplimentuaan, ndërsa të tjerë këmbëngulën se vajza ishte shumë e rritur për këtë gjest.

Disa komentuan: ‘Ajo është një vajzë e madhe tani është koha që ju të ndaloni së puthuri në buzë… ‘E keqja ta puthni vajzën tuaj’… ‘Viktoria thuaji që mos ta bëjnë më’… ‘Nuk është mirë…’

Pavarësisht kritikave, të tjerë shkruanin: ‘Bukur!! Hesht kjo është krejtësisht normale… 

‘Do të më urresh mua dhe fëmijët e mi, djali im është 17 vjeç dhe vajza 16 dhe unë i puth në buzë, ata janë fëmijët e mi!… cili është problemi juaj?– ka komentuar një ndjekës.

Në vitin 2018, Devid ndau një foto të ëmbël të tij duke puthur vajzën e atëhershme shtatëvjeçare, Harper, teksa po bënte patinazh në akull në Londër.

Fotoja e pafajshme e ish-futbollistit u prit me një mori komentesh nga fansat të cilët pretendonin se ishte diçka e gabuar që një baba të puthte vajzën e tij në buzë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"