Ajeti nuk e bind trajnerin Zenga, e zëvendëson për 45 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 20:32

Ajeti nuk e bind trajnerin Zenga, e zëvendëson për 45 minuta

Paraqitja e sotme e Arlind Ajetit mund të cilësohet zhgënjyese, për ekipin e Krotones, në transfertën me Xhenoan. Ekipi i tij u mund me shifrat e ngushta 1-0, me gol të Besas në minutën e 26-të.

ajeti

Por, edhe pse u aktivizua titullar, performanca e Ajetit nuk i ka pëlqyer trajnerit Valter Zenga. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në fundin e pjesës së parë, ndërsa me fillimin e të dytës, nuk doli fare nga dhomat e zhveshjeve. Edhe mediat italiane, e vlerësojnë me notën 5 mbrojtësin shqiptar, teksa vënë në pah faktin që gjendet disa herë në vështirësi në mbrojtje, dhe i tensionuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"