Ajeti barazon në shtëpi përballë Torinos, Berisha pëson tre ndaj Sampdorias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2017 | 17:05

Ajeti barazon në shtëpi përballë Torinos, Berisha pëson tre ndaj Sampdorias

U mbyllën edhe sfidat e së dielës në Serinë A. Në javën e 8-të, Arlind Ajeti ishte dy herë në avantazh me Krotonen, por u barazua po dy herë nga Torino, në sfidën që u mbyll me shifrat 2-2.  Ajeti u ndëshkua edhe me karton të verdhë këtë sfidë.

ajeti

Atalanta e Etrit Berishës ishte në avantazh pas 21 minutave lojë, por më pas në pjesën e dytë, shifrat u përmbysën në 3-1, me gardianin kuq e zi që nuk i mbeti gjë tjetër vetëm ta nxirrte topin tri herë nga porta e tij.

Në ndeshjet e tjera, Xhenoi fitoi 2-3 në transfertën e Kaljarit, ndërsa Bolonja fitoi 2-1 ndaj Spal. Sasuolo dhe Kievo u ndanë në një barazim pa gola, ndërsa më herët në orën 12:30, Fiorentina fitoi përballë Udinezes, 2-1. E gjithë vëmendja e kësaj javë përqendrohet në derbin e Milanos, ku Interi dhe Milani premtojnë për një ndeshje spektakolare.

Rezultatet

Fiorentina 2-1 Udineze

Bolonja 2-1 Spal

Kaljari 2-3 Xhenoa

Krotone 2-2 Torino

Sampdoria 3-1 Atalanta

Sasuolo 0-0 Kievo

Renditja 

itali

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"