Ajdareviç: Shpresoj ta ndihmoj Kombëtaren për 7-8 vite, nuk mund ta këndoja himnin e Suedisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2017 | 20:40

Ajdareviç: Shpresoj ta ndihmoj Kombëtaren për 7-8 vite, nuk mund ta këndoja himnin e Suedisë

Mesfushori më i ri i kombëtares shqiptare, Astrit Ajdareviç, ka folur në lidhje me pranimin e ftesës së kuqezinjve. Në një intervistë për “Telegrafi”, ai ka treguar edhe për mbajtjen e shiritit të kapitenit të Suedisë në Lojërat Olimpike si dhe për moskëndimin e himnit të shtetit nordik.

Ajdarevic

Pranimi i ftesës së kuqezinjve

“Kam qenë i ri, ka pasur edhe më herët kontakte por tani është koha e duhur. E rëndësishme është që tani kam marrë ftesën dhe do të luaj me Kombëtaren, më mirë vonë se kurrë.”

Arsyeja pse zgjodhi Shqipërinë

“Te Shqipëria nuk jam duke ardhur për para ose famë, te Shqipëria vendosa të vij pasi dëgjova zemrën time. Dua të jap më të mirën time për Kombëtaren dhe për gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.”

Gatishmëria për kuqezinjtë

“Unë jam i gatshëm gjithmonë për të dhënë më të mirën për vendin tim. Të luaj me Kombëtaren është një ëndërr që po bëhet realitet dhe mezi pres një gjë të tillë.”

Kapiten i Suedisë në Lojërat Olimpike 2014 dhe moskëndimi i himnit

“Jam krenar që kam bartur shiritin e kapitenit te Suedia, por himnin nuk kam mundur ta këndoj pasi unë jam shqiptar. Edhe pse në Suedi u bë shumë zhurmë për atë që kam bërë megjithatë nuk jam pishman, pasi ngado që kam shkuar me krenari të madhe kam treguar prejardhjen time.”

Eksperienca e fituar në klube të ndryshme

“Nëse jam në formë të mirë, besoj që këtë përvojë që e kam fituar deri më tani do ta shkrij në Kombëtare në shtatë apo tetë vitet e radhës.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"