Ajaksi e ngacmoi për ditëlindje, Ramos ia kthen me të njëjtën mënyrë. Shikoni çfarë bën mbrojtësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 12:19

Ajaksi e ngacmoi për ditëlindje, Ramos ia kthen me të njëjtën mënyrë. Shikoni çfarë bën mbrojtësi

Serxhio Ramos festoi ditën e djeshme ditëlindjen e tij të 34, ku urimet në drejtim të tij ishin të shumta.Ramos

Megjithatë kishte edhe raste kur menduan ta ngacmojnë mbrojtësin madrilen, pikërisht në ditëlindjen e tij.

I tillë ishte edhe Ajaksi që postoi ditën e djeshme një foto nga eliminimi që i bënë Realit në sezonin e kaluar, duke treguar edhe Ramosin që e ndoqi ndeshjen nga tribuna.

Megjithatë nuk mungoi as përgjigjja e futbollistit, që ia u kthehu në të njëjtën mënyrë. Ramos postoi një foto më vonë me 4 trofetë e Ligës së Kampionëve, duke bërë edhe shenjën me 4 gishta, për të treguar se aq sa ka Ajaksi në të gjithë historinë e klubit ai i ka i vetëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"