“Ai që iku, shkatërroi suksesin e Gegës”, ish-sulmuesi Dosti: Trajneri i ri duhet të jetë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 10:46

“Ai që iku, shkatërroi suksesin e Gegës”, ish-sulmuesi Dosti: Trajneri i ri duhet të jetë…

Franko Lerda që prej ditës së djeshme nuk është më trajner i Partizanit. Ishte Gaz Demi, ai që e shkarkoi teknikun italian, pas humbjes në derbi me Tiranën.

franko lerda

Siç bën me dije gazeta “Panorama Sport”, favorit për të marrë drejtimin e skuadrës është Orges Shehi.

Ish-sulmuesi i “demave” Edmond Dosti, është i mendimit, që trajneri i ri të jetë i familjes së kuqe, ose t’i besohet Dritan Mehmetit.

Ja çfarë shkruan Dosti në “Facebook”:

“Emri i trajnerit të ardhshëm të Partizanit, mos u nxitoni presidenti Demi dhe drejtori Rama. Njëri duhet të shkojë në pankinë, por duhet të jetë brenda familjes tonë, ose trajner shqiptar. Për momentin do ishte mirë Tan Mehmeti, meqë e njef dhe ekipin, sepse ai që iku e ka shkatërruar të gjithë atë mund dhe sukses të Gegës. Ne së bashku do t’ja dalim që të dalim përsëri kampion, pasi unë besoj shumë te ky grup”.

dosti

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"