“Ai nuk do të jetë rezervë”, flet i ati i Piontekut: Kristof do të luajë në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 9:41

“Ai nuk do të jetë rezervë”, flet i ati i Piontekut: Kristof do të luajë në Europian

Siç ndodhi me Lukas Paketën, bota e Kristof Piontek është përmbysur brenda 12 muajve te Milani. Ai mbërriti janarin e vitit të kaluar për 30 milionë euro, shënoi jo pak sezonin e kaluar, por tashmë duket se nuk po kalon momente të mira.

piontek

Ardhja e Zlatan Ibrahimoviçit e ka spostuar në stol polakun, i cili padyshim që është i pakënaqur me minutat që po merr.

Babai i sulmuesit ka folur për “Sportwefakty”, teksa nuk e fshehu aspak zhgënijmn e djalit të tij, për shkak se po vihet në rrezik Europiani i 2020-ës.

“Piontek nuk dëshiron të jetë në stol, ai dëshiron të jetë gati për Europianin dhe nëse këtë nuk e arrin nëpërmjet Milanit, kënaqësi ta bëjë diku tjetër. Është e vështirë të thuash se cilat janë planet e klubit. Shumë po e kërkojnë Kristofin për huazim, por Milani do ta shesë për një shumë të ngjashme me atë që ka paguar”, shprehet i ati i polakut.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"