“Ai do të jetë një trajner interesant për Bajernin”, Rumenige gjen “pasardhësin” e Flikut: Ruaj akoma raporte të mira me të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2020 | 20:00

“Ai do të jetë një trajner interesant për Bajernin”, Rumenige gjen “pasardhësin” e Flikut: Ruaj akoma raporte të mira me të

Ksabi Alonso i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një trajner i mirë në të ardhmen, ku edhe mund të mendohet si teknik te Bajerni i Mynihut. Kështu mendon Karl Hainc Rumenige, “CEO” i kampionëve të Gjermanisë. Spanjolli luajti tri sezone në “Allianz Arena” me bavarezët përpara se të largohej përfundimisht nga futbolli i luajtur.
xabi_alonso_pass
Ai fitoi tri kampionate, një Kupë Gjermanie dhe Superkupë në kohën kur mbajti veshur fanellën e Bajernit. “Ai do të jetë një trajner interesant për klubin tonë në të ardhmen. Mund ta imagjinojë mirë ditën kur kjo mund të ndodhë”, tha Rumenige për “Bild”.

“Jam ende shok me Ksabin, ai është një njeri fantastik jashtë fushe. Ka dhënë shumë për ne dhe ka qenë gjithmonë ai beniamini i tifozërisë. Ku i dihet, ata mund të kenë fatin ta takojnë sërish atë”, tha Kalle.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"