Ahmedi: Në Izrael jam i kënaqur, ëndrra ime është të jap kontributin tim në Kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 21:27

Ahmedi: Në Izrael jam i kënaqur, ëndrra ime është të jap kontributin tim në Kombëtare

Valon Ahmedi është një nga lojtarët që ka folur në një intervistë rreth karrierës së tij. 24-vjeçari që merkaton verore u transferua te skuadra e Hapoel Ironi Kirjat Shmona në Izrael ka folur për “TV Gurra” teksa ka thënë:

valon-ahmedi-shmona-izrael-1-750x430

“Për momentin luaj në Izrael te Hapoel Ironi Kirjat Shmona. Aktualisht po kalojmë shumë të mirë si ekip jemi në vend të katërt, po ashtu edhe  në aspektin personal. Për momentin kam luajtur tetë ndeshje, ku kam dhënë pesë asiste e kam shënuar një gol. Kështu që mund të them se jam shumë i kënaqur me paraqitjen time këtu. Që ditën e parë në Izrael më kanë mirëpritur shumë mirë. Më kanë vlerësuar shumë, pasi një futbollist që vij nga një skuadër e madhe si Maribori, ku kam luajtur dhe në Champions dhe ata kanë investuar shumë për mua.”

Ndërsa në lidhje me dëshirën e tij për Kombëtaren ai është shprehur: “Shpresoj që me paraqitjet e mia të kthehem shumë shpejt të kombëtare. Ëndrra ime e një fëmijëria mia ka qenë të luaj për kombëtaren dhe kjo ëndërr mu realizua. Tani kam ëndërr të kontribuoj në fushë, të kem më shumë minuta e të shënoj golin tim të parë dhe t’i bëj sidomos të gjithë shqiptarët e Maqedonisë  krenarë. Kombëtarja të ndihmon shumë si futbollist në aspektin e statusit. Pasi në vitet e fundit kombëtarja e Shqipërisë ka kapur nivele të larta, sidomos me pjesëmarrjen në Europian”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"