Ahmataj s’del nga parashikimet, ekipi e nis pa qendërsulmues. Ja si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 8:19

Ahmataj s’del nga parashikimet, ekipi e nis pa qendërsulmues. Ja si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Skënderbeut

Julian Ahmataj ka ravijëzuar formacionin që do të aktivizojë ndaj Skënderbeut. Me të gjitha gjasat dhe duke përjashtuar ndonjë surprizë të fundit, elbasanasi do të jetë në fushë me një formacion pa asnjë sulmues të gjatë, duke konfirmuar lëvizjet e mëdha në 11-she, duke filluar nga mbrojtja deri në sulm. 

tirana

Është zyrtare që Hoxhallari do të luajë në qendër deri në janar, në krah të Osmanit. Në formacion në krahun e djathtë pritet të rikthehet Dorian Kërçiku, ndërsa majtas për herë të parë këtë sezon mund të luajë Kristi Vangjeli që javët e fundit ka qenë në krahun e kundërt. Me mungesën e Bathës, në formacion kthehet Karabeci, ndërkohë që dje krah kapitenit luajti Kale si mesfushor.

tirana

Nga krahët Kobina dhe Halili dhe në sulm dyshja Hasani-Torasa. Ahmataj gjatë stërvitjes së djeshme lëvizi Halilin në qendër të sulmit, duke tërhequr si mesfushor Hasanin dhe kaluar në krah Kalenë, lëvizje këto për të parë se ku janë më efektivë lojtarët që ka menduar të aktivizojë kundër Skënderbeut.

Gjatë 90-minutëshit të djeshëm Muça dhe Ngo ishin dy ndihmësit e Ahmatajt, ndërkohë që anglezi mund të luajë që nga minuta e parë në sfidën me Skënderbeun, gjithmonë nëse Ahmataj do të ndryshojë formacionin sekondën e fundit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"