Ahmataj: Partizani na ndihmoi me djemtë e rinj, ja ndeshjet që vulosën mbijetesën tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2018 | 19:24

Ahmataj: Partizani na ndihmoi me djemtë e rinj, ja ndeshjet që vulosën mbijetesën tonë

Trajneri i Kamzës, Julian Ahmataj, foli për mediat pas ndeshjes që vulosi mbijetesën e Kamzës.

ahmatajj

Sa e vështirë u duk sot?

Sfida sot ishte shumë e vështirë. Të luash ndaj Partizanit është gjithmonë e vështirë, edhe kur ata janë në pozita jo të mira, jo më kur ata konkurrojnë për objektiva. Ata u munduan të aktivizojnë edhe djem të rinj. Kjo na lehtësoi pak punë.

Do fillojë Ahmataj të mendojë për sezonin tjetër?

Tani kemi të drejtë të mendojmë për disa pushime. Tani na duhet pak relaks, pas kësaj periudhe të vështirë, dhe më pas do mendojmë për të ardhmen.

Partizani ishte i motivuar, por i dha minuta disa  djemve të rinj. Këtë e bëjnë shumë skuadra në Europë dhe në botë. Duhet të jepnim ne shkëndija, pasi e kishim ne finale, dhe duhet të jepnim maksimumin.

Cila është ndeshja që vulosi qëndrimin e Kamzës?

Ndeshjet që vulosën qëndrimin tonë ishin ato me Vllazninë dhe Teutën, ndeshjet direkte. Nuk i lejuam të na merrnin pikë, dhe i mbajtëm poshtë vetes.

Ke pishmane për ndeshen me Laçin?

Nuk kam asnjë pishman, pasi e kishim përgatitur ndeshjen për ta mbyllur, por nuk kishim asnjë sulmues. Mënyra si pësuam golin e parë, e çoi skuadrën në një stres psikologjik. E vuajtëm për 90 minuta.

Dje thonit se hajdut në Shqipëri i themi njësh, kishit dikë parasysh?

Nuk kam askënd parasysh, por kam një psikologji, ku në çdo fushë të jetës, Shqipëria po shkon në një situatë ku nuk duhet të shkojë. Njerëzit që kanë në dorë këtë vend, nuk duhet t’i japin këtë frymë brezit të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"