Ahmataj me ndryshime ndaj Skënderbeut, ul në stol dy sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 8:16

Ahmataj me ndryshime ndaj Skënderbeut, ul në stol dy sulmuesit

Trajner i ri, ide të reja dhe zgjedhje të ndryshme. Te Tirana lojtarët po përballen këto tri javët e para me ndryshimet në filozofinë e lojës së Julian Ahmatajt. Së fundmi, trajneri i Tiranës është duke menduar që të luajë kundër Skënderbeut, pa një sulmues të deklaruar. Ose më saktë, trajneri dje ka bërë prova pa dyshen Ngo dhe Dunga në qendër të sulmit.dunga hasani

Tirana këtë vit ka aktivizuar gjithmonë nga minuta e parë njërin ose tjetrin lojtar, por golat nuk është se kanë qenë me shumicë. Në këto kushte, Ahmataj ka ideuar një skuadër pa një sulmues të deklaruar, ose pykë. Në fushë dje si qendërsulmues ishte Edon Hasani, ndërsa pas tij luante si sulmues i dytë Agustin Torasa. Një ndryshim goxha i madh për bardheblutë, të cilët më përpara kanë parë që nuk luajnë dot pa një pikë referimi në qendër të sulmit. Gjithsesi, e djeshmja ishte veçse një provë, por që mund të vihet në zbatim në sfidën me Skënderbeun.

FORMACIONI – Në miqësoren me U-19-ën në fushë është parë një Tiranë ndryshe. Me lëvizje të mëdha në formacion, duke filluar nga mbrojtja deri në sulm. Është zyrtare që Hoxhallari do të luajë në qendër deri në janar, në krah të Osmanit. Në formacion në krahun e djathtë pritet të rikthehet Dorian Kërçiku, ndërsa majtas për herë të parë këtë sezon mund të luajë Kristi Vangjeli që javët e fundit ka qenë në krahun e kundërt.Ahmataj

Me mungesën e Bathës, në formacion kthehet Karabeci, ndërkohë që dje krah kapitenit luajti Kale si mesfushor. Nga krahët Kobina dhe Halili dhe në sulm dyshja Hasani-Torasa. Ahmataj gjatë miqësores lëvizi Halilin në qendër të sulmit duke tërhequr si mesfushor Hasanin dhe kaluar në krah Kalenë, lëvizje këto për të parë se ku janë më efektivë lojtarët që ka menduar të aktivizojë kundër Skënderbeut.

tir

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"