Ahmataj flet për largimin nga Kamza: U ishte fiksuar në kokë se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2018 | 22:39

Ahmataj flet për largimin nga Kamza: U ishte fiksuar në kokë se…

Pavarësisht se arriti ta shpëtonte Kamzë, Juljan Ahmataj, në mënyrë të çuditshme u shkarkua nga skuadra kryeqytetase në mbyllje të sezonit.

Ahmataj

Në një prononcim për “Supersport”, Ahmataj, tregon të vërtetën e largimit të tij dhe tregon se ishte e vështirë të ndryshoje mentalitetin e klubit, pasi drejtuesve iu ishte fiksuar se “dikush” po kërkonte t’i rrëzonte dhe kjo ndikonte në anën psikologjike.

“Gjithmonë ka njerëz më valixhe në dorë. Mua më ndodhi menjëherë me mbarimin e kampionatit. Vetë e mendoja shumë mirë një largim, pasi e gjeta skuadrën në një moment të vështirë. E gjeta skuadrën në moment të keq psikologjik dhe i thashë lojtarëve që t’ia lëmë fushës rezultatin. Mendonim të bënim disa pushime dhe që të diskutonim më vonë kontratën me klubin e Kamzës, por më mirë që ndodhi kështu.

mziu ahmatajj

Bëhem pishman për grupin e lojtarëve që kishim, pasi kisha futbollistë të nivelit të lartë dhe ia dolëm falë tyre. Problemi parë që hasa me afrimin te Kamza, ishte ana psikologjike.

Klubit i ishte ngulitur në kokë ideja se kësaj skuadre po ia bënin me hile dhe e kanë piketuar për të nxjerrë nga Superiorja. Gjithashtu jam munduar të ndryshojë mënyrën e lojës, duke kërkuar sulmin gradual, me pasime të shkurtra.

ahmataj

Jam në një dilemë për të ardhmen, por ofertat nuk i kam në numër të lartë. Ekipet i kanë trajnerët dhe nuk mund të zë vendin e tyre. Kam pasur kërkesa edhe nga disa klube nga Kategoria e Parë, por për ne trajnerët është më e thjeshtë Superiorja”, u shpreh Ahmataj për Supersport.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"