Aguero nuk ia del për Liverpulin, Guardiola: Na pret ferri!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 17:06

Aguero nuk ia del për Liverpulin, Guardiola: Na pret ferri!

Serxho Aguero nuk ia ka dalë të riaftësohet dhe nuk do të jetë në dispozicion të Pep Guardiolës në ndeshjen e sotme në “Anfield”. Trajneri i Sitit kishte dhënë sinjale pozitive për gjurin e sulmuesit argjentinas, të cilin e priste ta kishte sot në stol, por ai nuk ia ka dalë dhe ka qëndruar në Mançester ku pritet të jetë i gatshëm për derbin me Junajtid. “Serxho qëndroi në Mançester.

Ai ka qenë i dëmtuar dy javët e fundit. Të shohim nëse do të jetë të shtunën”. Shumë është përfolur për presionin që do të ushtrojë tifozëria e Liverpulit sot në “Anfield”, por edhe pse tekniku katalanas e pranon, ai nuk është i shqetësuar: “Ne kemi ardhur këtu për të luajtur një ndeshje futbolli. Tifozët e Liverpulit do të ushtrojnë shumë presion mbi lojtarët, por kjo dihet. Ky është një stadium i bukur për të luajtur futboll. Njerëzit flasin se shumë gjëra, por mua më duhet ta shoh që ta besoj. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”.

Guardiola

Taktika – “Stili i lojës tonë është perfekt për Liverpulin. Mënyra sesi ata sulmojnë hapësirën është fantastike. Sigurisht që ne do përpiqemi të bëjmë diçka, por unë mendoj se mënyra më e mirë për të fituar është të luajmë ashtu siç kemi bërë si një grup gjatë gjithë sezonit”.

Salah – “Çdo sezon ai ka krijuar raste, vetëm se këtë vit ai e ka shënuar çdo rast. Treshja e sulmit të Liverpulit është shumë e fortë dhe vertikale. Por, ne duam të marrim një rezultat pozitiv”.

Ndeshja – “Ne kemi shënuar shumë gola në Premier Ligë këtë sezon. Skuadra e Klopit gjithashtu. Ekipet e Klopit janë shumë të ndershme, ato luajnë futboll siç duhet. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer”.

Vështirësia – “Të gjithë flasin sesa i vështirë do të jetë Liverpuli, por e njëjta gjë vlen edhe po të ishte Barcelona, Bajerni apo Sevija. Në çerekfinale, kundërshtari është nga më të fortët në botë”.

Studimi – “Unë nuk jam arrogant për të mos menduar për Liverpulin. Por mund t’iu them se ne nuk do mbrohemi 80 minuta dhe përpiqemi të shfrytëzojmë një shans të vetëm. Përse të ndryshojmë taktikë kur ka funksionuar kaq mirë? Do përpiqemi t’i respektojmë ata, duke diktuar lojën tonë”.

Sulmi – Jemi shumë të kënaqur nga Sane, Zhezus dhe Sterling. Së bashku janë 21 vjeç dhe është hera e parë që janë në këtë skenë. U duhet përvojë. Por, përse të kem dyshime në cilësitë e tyre? Kanë bërë shumë mirë këtë sezon. Ata janë një bekim për të ardhmen”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"