Agostineli nuk e kishte parashikuar humbjen: Më befasoi Apolonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2016 | 14:03

Agostineli nuk e kishte parashikuar humbjen: Më befasoi Apolonia

Trajneri i Skënderbeut, Andrea Agostineli, më shumë mendjen e ka pasur te ndeshja e fundjavës ndaj Partizanit, por gjithsesi u befasua kundër Apolonisë. Italiani pranoi pas ndeshjes se nuk e priste që kundërshtari të tregonte atë lojë.

apolonia skenderbeu“Pësuam një humbje, por mendoj se do të kualifikohemi për në turin tjetër. Erdhëm jo të plotë në këtë ndeshje kupe, por ky nuk është justifikim. Të them të drejtën, nuk e prisnim një lojë të tillë të Apolonisë. Jam i befasuar”, ka thënë Agostineli për gazetën.

Ndërkohë, një pjesë e mirë e titullarëve të Skënderbeut u stërviten dje në Durrës, duke vijuar axhendën në kuadër të takimit shumë të rëndësishëm ndaj Partizanit, që luhet të dielën. Në këtë ndeshje, korçarët nuk do të kenë asnjë mungesë dhe ky është një lajm i mirë për trajnerin Agostineli në sfidën kundër ishskuadrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"