Agostineli me sytë nga Tirana: Ja çfarë pritet nga derbi i kryeqytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2016 | 22:45

Agostineli me sytë nga Tirana: Ja çfarë pritet nga derbi i kryeqytetit

Pas fitores 4-0 ndaj Tërbunit mbrëmjen e së shtunës në “Qemal Stafa”, Partizani i kthen sytë nga derbi i ardhshëm me Tiranën.

AGOSTINELLI-658x501-1Trajneri i të kuqve, Andrea Agostineli, e vlerësoi këtë ndeshje si shumë të rëndësishme jo vetëm për tifozët, por edhe për fatin e kampionatit.

“Dëshirojmë t’u dhurojmë tifozëve një kënaqësi të dyfishtë ndaj Tiranës. Derbi është shumë i vështirë shpresojmë që githçka të shkojë mirë. B

esoj se do të jetë një ndeshje e madhe. Fjalët vlejnë pak në këto momente. Sigurisht që në dy ndeshjet e ardhshme do të vendoset shumë. Fillimisht kemi derbin dhe më pas Bylisin”,-tha ai pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”.

Trajneri italian vlerësoi në veçanti paraqitjen e treguar nga Xhevahir Sukajn dhe Agustin Torrasa. Sukaj firmosi me tripletë ndaj Tërbunit, ndërsa goli tjetër u shënua nga Vila.

“Këto janë ndeshje të veçanta sepse përballë skuadrave të vogla në fillim duhet të kesh durim për të shkuar deri te goli. Sukaj po bën gjëra të mëdha ndërsa Agustin Torrasa mbetet shumë i rëndësishëm për ne. Po zhvillon një kampionat të madh por po i mungon vetëm goli.”,-tha trajneri italian.

Ndërsa shtoi se sulmuesin Sukaj e la për 90’ minuta në fushë duke shfrytëzuar formën e mirë që po kalon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"