Agostineli komenton sherrin në Shkodër: Si na penalizoi arbitri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2016 | 16:15

Agostineli komenton sherrin në Shkodër: Si na penalizoi arbitri

UPDATE/ Andrea Agostineli nuk e ka kaluar lehtë barazimin që ekipi i tij arriti sot ndaj vllaznisë në transfertë. Tekniku i kryeqytetasve u shpreh i zhgenjyer për dy pikë të lëna në fund të ndeshjes.

Untitled-5Ai komentoi edhe sherrin e ndodhur në fushë, ndërsa bëri përgjegjës arbitrimin e ndeshjes për rezultatin përfundimtar. 

“Një pikë nuk më intereson, sepse ne ndeshjen ishim duke e fituar dhe deri në momentin e golit të Vllaznisë nuk i kishim lejuar asgjë kundërshtarit. Bëmë një gabim në një goditje standarte dhe u ndëshkuam dhe kjo është për të të ardhur keq.

Nuk jam i kënaqur me rezultatin por edhe me arbitrimin. Dua të pëmend episodin e fundit të pjesës së parë ku nisi një sherr mes futbollistëve në fushë edhe pse nuk ndodhi ndonjë gjë shumë e madhe.

Lojtari ynë Filipe Gomes u godit nga një futbollist kundërshtar, i cili duhej ndëshkuar me karton të kuq, por arbitri kryesor veproi sikur të mos kishte ndodhur asgjë”,-tha trajneri italian.

Trajneri u shpreh optimist për ndeshjet e ardhshme, duke thënë se ka ende rrugë të gjatë për fitimin e titullit.

“Janë vetëm dy pikë të humbura sepse ndeshjen e kishim në dorë. Për titullin nuk kemi humbur asgjë pasi janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur dhe ne duhet vetëm të mendojmë për të fituar sfidën e radhës.

Kampionati është shumë i gjatë dhe ne do të luftojmë deri në fund për titullin, sot na penalizoi edhe arbitri ashtu si në ndeshjen ndaj Flamurtarit, por nuk na mbetet gjë tjetër vecse të bëjmë të pamundurën për tu rikthyer në rrugën e duhur”,-deklaroi ai për “Supersport”.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"