Agostineli i kënaqur pas fitores: Ja dhurata e fundit që dua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2016 | 13:13

Agostineli i kënaqur pas fitores: Ja dhurata e fundit që dua

Fitorja e djeshme me Apoloninë dhe loja e skuadrës e kanë lënë të kënaqur trajnerin e Partizanit, Andrea Agostineli, i cili për mediat bëri me dije se ekipi i tij është gati për sfidën ndaj Laçit. “Natyrisht që jemi gati për takimin ndaj Laçit, pasi ditët e fundit kemi punuar mjaft mirë.agostineliSkuadra po tregon formë të mirë dhe qarkullon topin, por duhet të krijojmë më shumë raste të pastra për shënim dhe t’i finalizojmë, pra të realizojmë më shumë gola. Më pëlqen ekipi që kam në dispozicion, pasi ka shumë ekuilibra”, tha italiani, i cili më pas foli në veçanti edhe për repartin e sulmit.

“Në pjesën sulmuese na mungon ende diçka, por kjo edhe për shkak të problemeve që kemi pasur me lojtarët e këtij reparti. Raçiç ka qenë jashtë për probleme shëndetësore, Sukaj është i skualifikuar dhe këto ndikojnë. Megjithatë, për ndeshjen e sotme ndaj Apolonisë, e cila ishte një skuadër e mirë, kemi krijuar shumë raste, por duhet të kishim shënuar më shumë. Kjo është ajo që duhet të rregullojmë në vijim të përgatitjeve tona”, ka thënë trajneri.

Merkato – Natyrisht që në një moment të tillë, merkato është kryesorja për skuadrën e kuqe, sidomos premtimi që kanë bërë drejtuesit se do të afrojnë në skuadër një sulmues, i cili do të bëjë diferencën. “Natyrisht që e pres edhe një dhuratë për mbrojtjen, por për momentin nuk mund të them emra.

Do të marrim edhe një sulmues, që shpresoj të jetë në skuadër shpejt. Ndërsa sot (dje) më ka pëlqyer Sukaj me atë që dha në fushë. Ka shënuar një gol jashtëzakonisht shumë të bukur”, pohoi trajneri, i cili për herë të parë po drejton një skuadër në vendin tonë.

Sfida e parë zyrtare e Agostinelit në krye të skuadrës do të jetë ajo ndaj Laçit të dielën në transfertë, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, një trofe të cilin të kuqtë e kanë në objektivat e tyre për ta fituar në këtë sezon futbollistik.

Mesfushori – Agostineli ka dhënë vlerësimet e tij edhe për Filipe Gomezin, mesfushorin brazilian që ka luajtur në Itali gjatë gjithë karrierës së tij. “Filipe më pëlqeu dhe luajti shumë me topin. Lojtarët që janë në fushë e përdorin mirë topin, krijojnë raste dhe bëjnë gola, kjo është e rëndësishme”, pohoi Agostineli, i cili, në mbyllje të prononcimit të tij, ka folur edhe për futbollistët që nuk kanë firmosur ende. “Për momentin, nuk kam një përgjigje. Do të ulemi edhe me drejtuesit e klubit dhe dot flasim për ta”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"