Agolli shpjegon përqafimin me Bufonin: Moment shumë i bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2017 | 23:39

Agolli shpjegon përqafimin me Bufonin: Moment shumë i bukur

Kapiteni Ansi Agolli ka shpjeguar momentin e përqafimit me homologun italian Xhanluixhi Bufon para fillimit të ndeshjes Itali – Shqipëri.

Agolli

“Bufonin e urova në emrin tim dhe të skuadrës kurse ai më falënderoi. Ishte një moment shumë i bukur”, u shpreh mbrojtësi në një prononcim për “SuperSport”.

34-vjeçari komentoi edhe ndërprerjen e ndeshjes pas hedhjes së tymueseve nga tifozët shqiptarë: “Këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin, megjithatë janë tifozët tanë dhe duhet t’i mirëkuptojmë”.

Lidhur me rrjedhën e takimit, Agolli tha: “Mendoj se bëmë një lojë mjaft të mirë përballë një skuadre të madhe. Italia u tregua cinike dhe na ndëshkoi me një penallti në dy herë që erdhi te porta në pjesën e parë. Kurse ne patëm dy-tri raste që nuk i shfrytëzuam dhe më shumë për këtë na vjen keq. Në përgjithësi mendoj se bëmë një lojë të mirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"