Agolli për shortin: Skocia e fortë, por nuk mendoj se është superiore. Synojmë të fitojmë grupin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2018 | 16:27

Agolli për shortin: Skocia e fortë, por nuk mendoj se është superiore. Synojmë të fitojmë grupin

Edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, ka folur për shortin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, pas ndarjes së grupit me Skocinë dhe Izraelin. Për “Supersport”, Agolli shprehet: “Është një short i fortë. Izraelin e njohim, sepse me ta jemi ndeshur vetëm kohët e fundit.

agolli

Skocia është një emër i madh që synon të rikthehet në kompeticione të rëndësishme. Sidoqoftë, qëllimi ynë është të fitojmë grupin dhe kam besim se do ia dalim. Skocia është një ekip i fortë në fushën e vet, dhe janë shumë luftarakë, dhe të fortë fizikisht. Por, në aspektin e cilësisë nuk mendoj se janë superiorë ndaj nesh.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"