Agolli nuk ndalet, pas kampionatit fiton edhe Kupën e Azerbajxhanit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2016 | 21:00

Agolli nuk ndalet, pas kampionatit fiton edhe Kupën e Azerbajxhanit (VIDEO)

Ansi Agolli ka fituar Kupën e Azerbajxhanit me ekipin e tij të Karabakut. Mbrojtësi ka arritur një tjetër sukses pas fitimit të titullit kampion me skuadrën azere.

Untitled-4Koha e rregullt e ndeshjes mes Karabakut dhe Neftci Baku u mbyll 0-0. Takimi shkoi në shtesë dhe në kohën pritej që skuadrat t’i drejtoheshin pikës së penalltive, Madera shënon në minutën e 120′.

Agolli luajti si titullar në këtë sfidë. Pas suksesit të arritur në Azerbajxhan, mbrojtësi pritet t’i bashkohet ekipit kombëtar në Austri.

13230982_10208472910996889_1625090086_n-470x313

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"