Agjërimi, Munishi: I kam shtyrë stërvitjet, ja çfarë duhet të bëjnë lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 15:11

Agjërimi, Munishi: I kam shtyrë stërvitjet, ja çfarë duhet të bëjnë lojtarët

Kampionati i futbollit në Kosovë ka hyrë në fazën e 4-të dhe të fundit për këtë edicion. Pavarësisht që është faza më e rëndësishme e Superligës, shumë futbollistë nuk kanë dilema për të agjëruar kur është në pyetje muaji i shenjtë i Ramazanit.

Munishi

Te skuadra e Gjilanit janë plotë 10 futbollistë që sot kanë filluar agjërimin. Trajneri Ismet Munishi edhe pse mendon se agjërimi ndikon në futboll, nuk është kundër praktikimit.

“Unë vetëm dua t’i uroj të gjithë futbollistët që të kenë agjërim sa më të lehtë. Normalisht që ndikon por duhet t’i përshtatemi. Unë preferoj që lojtarët që të flenë më tepër, të zgjohen në orën 12. Stërvitjet i kemi shtyrë për më vonë në orën 3 e gjysmë apo 4″, deklaroi Munishi për “Indeksonline”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"