“Agjenti sekret”, Nejmar telefonon Mesin para duelit. Braziliani dëshiron që ta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 11:46

“Agjenti sekret”, Nejmar telefonon Mesin para duelit. Braziliani dëshiron që ta…

PSG-ja ka vendosur të sfidojë Barcelonën jo vetëm në aspektin sportiv. Po luan me të gjitha format për ta eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe si mund të bëhet diçka e tillë? Duke shqetësuar yllin e skuadrës, Lionel Mesi. Prej kohësh flitet për një transferim të mundshëm në fundin e sezonit drejt PSG-së dhe për këtë po punojnë të gjithë.

maxresdefault (1)

Nejmar Xhunior është shndërruar në një “agjent” sekret duke bindur “Pleshtin” që të zgjedhë PSG-në. Ai e ka telefonuar vazhdimisht, por këto telefonata janë intensifikuar së tepërmi në ditët e fundit. Sigurisht që qëllimi kryesor është të pranojë të luajë për Parisin, por nuk mohohet fakti që kërkon ta shpërqendrojë në prag të duelit të sotëm. A mund të shpërqendrohet Mesi nga kjo gjë?

Mbetet për t’u parë. Vetëm 48 orë nga fillimi i ndeshjes Barcelona-PSG, gazeta franceze “L’Equipe” provokonte sërish katalanasit duke analizuar transferimin e mundshëm të Lionel Mesit. Gazeta nuk e mohon që është një operacion shumë i vështirë dhe për t’u afruar një lojtar i tillë ndoshta duhet të largohet Kilië Mbape. Por pavarësisht vështirësisë “L’Equipe” zbulon 4 arsyet pse mund të transferohet në Francë.

MBETET I LIRË – Fakti që PSG-ja nuk do të paguajë asnjë vlerë për blerjen e kartonit të tij e bën më të lehtë. Megjithatë, rroga e Mesit është e lartë dhe duhen shpenzime të mëdha. Nëse kthehemi vite më pas, do të ishte krejtësisht e pamundur që të paguhej vlera e blerjes së një futbollisti të tillë.

NEJMAR E DO – Që nga viti 2017 kur u “ndanë”, braziliani dhe argjentinasi nuk kanë hequr dorë nga bashkimi. Ideja origjinale ishte e Barcelonës dhe Mesi bëri gjithçka që Nejmar të rikthehej. Por tani largimi i Nejmarit nga Parisi duket shumë i vështirë në aspektin sportiv dhe ekonomik. Kjo do të thotë se mund të ndodhë e kundërta. Lojtari ka folur vetë, Di Maria dhe të tjerët gjithashtu.

PO PUNOHET – Deklaratat nga Parisi për transferimin e Mesit nuk janë të pabaza. Leonardo, drejtori sportiv i klubit, prej kohësh ka bisedime me menaxherët e lojtarit dhe përgatit terrenin për një nga transferimet më të bujshme.

MBAPE IKËN – Kilië Mbape e përfundon kontratën me PSG-në në vitin 2022. Herë duket sikur rinovimi i tij ngecet dhe herë të tjera sikur gjithçka do të zgjidhet. E vërteta është që PSG-ja nuk i përballon dot rrogat e yjeve të futbollit dhe për këtë arsye mund ta sakrifikojë francezin, i cili kërkohet nga Reali i Madridit.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"