Agjenti i sulmuesit të njohur surprizon me deklaratën e fundit: Mesi i vendosi Barcelonës si kusht për të qëndruar, transferimin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 21:30

Agjenti i sulmuesit të njohur surprizon me deklaratën e fundit: Mesi i vendosi Barcelonës si kusht për të qëndruar, transferimin e…

Lionel Mesi kërkoi Sadio Manenë te Barcelona përpara se të largohej nga “Camp Nou” për të firmosur me PSG-në. E thotë menaxheri i sulmuesit të Bajernit. Me kontratën e Mesit që skadonte verën e shkuar, ylli argjentinas kërkoi gjatë bisedimeve me klubin për rinovimin dy emra futbollistësh për të firmosur. Mane, i cili një vit më parë luante në “Anfield” ishte një nga emrat që 35-vjeçari kërkoi në “Camp Nou”, ndërsa ai ishte duke negociuar kontratën e re.

8786786

“Vitin e shkuar Mane mund të ishte transferuar te Barcelona”, tha Bakari Sise për “RMC Sport”. “Ishte Lionel Mesi, i cili kërkoi emrin e Sadio Manesë si kusht për rinovimin e kontratës së tij me Barcelonën. Ai dha dy emra: Sadio Manenë dhe një qendërmbrojtës argjentinas”. Sise i cili e dërgoi sulmuesin senegalez një javë më parë në Mynih, zbuloi se për 30- vjeçarin ishte i interesuar edhe klubi i PSG-së. Por me kampionët e Francës diskutimet u mbyllën për shkak të largimit të drejtorit sportiv, Leonardo.

“Po, PSG-ja u hodh në sulm për Sadionë. Leonardo kishte disa kontakte me menaxherin gjerman. Ata u takuan me njëritjetrin, diskutuan detajet për transferimin e Sadiosë te PSGja, por përfundoi atje. Të gjithë e dinin se Leonardo ishte në një karrige me katapultë dhe ne duhet të prisnim”. Mesi e ka konfirmuar edhe më herët admirimin e tij për ish-yllin e Liverpulit, ndërsa votoi për Manenë për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s 3 vite më parë. Senegalezi u rendit në vend të katërt dhe Leo tha:

“Është për të ardhur keq që Sadio u rendit i katërti, por unë mendoj se këtë vit kishte shumë lojtarë të shkëlqyer. Prandaj ishte e vështirë të zgjidhje një emër në veçanti. Unë zgjodha Manenë sepse është një lojtar që më pëlqen dhe bëri një sezon të shkëlqyer me Liverpulin”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"