Agjenti i Ronaldos duket i sigurt: Kristiano e mbyll karrierën e tij fantastike tek Juventusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 17:04

Agjenti i Ronaldos duket i sigurt: Kristiano e mbyll karrierën e tij fantastike tek Juventusi

24 orë pas transferimit të shekullit, i lumtur për këtë operacion në merkato është shfaqur edhe menaxheri i Ronaldos, Horge Mendes.

horge mendes

“Jam shumë i lumtur për Kristianon, që mori këtë vendim. Dua të falënderoj Andrea Anjelin në veçanti, për vendosmërinë dhe dëshirën për të negociuar me Realin e Madridit. Gjithashtu, dua të falënderoj edhe Bepe Marotën për profesionalizmin e tij. E ardhmja e Ronaldos? Ai do e mbyllë karrierën e tij të mrekullueshme në Torino. Juventusi do të jetë klubi i tij i fundit” – deklaroi Mendes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"