Agjenti i Manajt: Do doja të largohej nga Italia, vendosim në verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2016 | 15:13

Agjenti i Manajt: Do doja të largohej nga Italia, vendosim në verë

Rei Manaj mund të largohet nga Interi gjatë merkatos së verës. Të paktën keshtu mendon agjenti i tij Alberto Fontana i cili ka deklaruar për “Tuttomercatoweb” se futbollisti shqiptar duhet të provojë veten në një kampionat tjetër.manaj“Rei do të mbyllë këtë sezon me Interin dhe më pas do të shohim çdo të vendosim për të ardhmen e tij.

Ka pasur mundësitë e tij të tregojë veten, por besoj se mund të huazohet diku tjetër sezonin e ri.

Personalisht do preferoja ta shikoja në një kampionat tjetër sepse nuk jam i sigurt që Italia është gati të promovojë talentet e rinj”, u shpreh Fontana.

Në adresë të talentit shqiptar ka disa interesime nga Anglia ku Mançester Siti dhe Aston Vila kanë shfaqur interes për të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"