Agjenti i Ozil zbulon prapaskenën, ja shifra e çmendur që i ofruan nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 22:02

Agjenti i Ozil zbulon prapaskenën, ja shifra e çmendur që i ofruan nga…

Mesut Ozil ka rinovuar me Arsenalin deri në vitin 2021. Agjenti i mesfushorit megjithatë ka zbuluar një prapaskenë. Ai mund të bëhej futbollisti më i paguar në historinë e futbollit, por nuk zgjodhi paratë. Për turko-gjermanin ka mbërritur një ofertë nga Azia ku ai mund të përfitonte 1 milionë paund në javë. Erkut Sogut ka treguar se Ozil e refuzoi këtë ofertë për të luajtur në nivele të larta.

ozil

“Kishim oferta stratosferike nga Azia. Ishin të çmendura. Për Ozil paraja nuk është gjithçka. Duhet të shohim futbollin e luajtur dhe aftësitë që ai ka. Ka luajtur me skuadra të mëdhëa dhe ka qenë numri 10-të te Gjermania kur fitoi Kupën e botës. Ai bëri një zgjidhje me zemër edhe pse mund të nënshkruanim me çdo skuadër. Ai më tha se Arsenali ishte shtëpia e tij”, përfundoi agjenti i lojtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"