Agjenti i lojtarit: Nga janari Hysaj do të jetë i jashtëzakonshëm, fajin për paraqitjet e tij e ka…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 18:33

Agjenti i lojtarit: Nga janari Hysaj do të jetë i jashtëzakonshëm, fajin për paraqitjet e tij e ka…

Elseid Hysaj ka qenë ndër lojtarët më të mirë të skuadrës së Napolit, kur drejtimin e skuadrës e kishte trajneri Maurisio Sarri. Por me ardhjen e Ançelotit në krye të pankinës së Napolit, Hysaj e pati disi të vështirë dhe shpesh herë e ka gjetur veten e tij përballë kritikave.

hysaj

Ndërsa së fundmi në një intervistë ka folur dhe agjenti i lojtarit, Mario Xhufredi i cili është shprehur:

“Hysaj? E pranoj nuk ka qenë viti i tij më i mirë, por duhet të reflektojmë. Që kur ka luajtur futboll profesionist e ka bërë këtë me Sarrin. Pas 6 viteve pasi ka luatjur me Sarrin, taktikat në fushë mbeten të njëjtat. Ai është lojtari i vetëm te Napoli që ka nevojë të ambientohet me lojën e Ançelotit. Jam i bindur se duke filluar që nga janari ai do të bëjë një performancë të jashtëzakonshme.”

Ndërsa për sa i përket të ardhmes së futbollistit Xhufredi nuk ka dhënë shumë detaje, ndërsa ka folur vetëm për klauzolën e tij.

“Hysaj është një lojtar që mund të bëjë mirë në futbollin anglez. Ka fizik dhe ka shumë oferta nga Anglia. Vlera e tij 50 milionë? Për mua vlen 60 milionë” – përfundon ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"