Agjenti i Lautaros pas takimit me drejtuesit zikaltër: Kemi patur një mbledhje sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 18:12

Agjenti i Lautaros pas takimit me drejtuesit zikaltër: Kemi patur një mbledhje sepse…

Pas takimit të sotëm të agjentit të sulmuesit të Interit, Lautaro Martinezit, Beto Jake dhe drejtuesve zikaltër, ka folur përfaqësuesi i argjentinasit ku ka deklaruar se janë takuar vetëm për një takim që u shty për arsye të koronavirusit:

LAUTARO

“Jemi takuar vetëm pas një mbledhje që e kishim patur në program dhe nuk mundëm t’a zhvillonim për arsye të COVID-19. Lautaro është i lumtur tek Interi? Po, është i lumtur tek skuadra zikaltër.

Do të hiqet klauzola e 111 milionë eurove në kontratën e tij? Nuk kemi folur për këtë temë.”, përfundoi agjenti i Lautaro Martinezit, Beto Jake.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"