Agjenti i Hysajt: Me Sarrin ishte ndryshe, Ançeloti kërkon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 15:25

Agjenti i Hysajt: Me Sarrin ishte ndryshe, Ançeloti kërkon…

Elseid Hysaj sezonin e kaluar ishte një titullar i padiskutueshëm te Napoli. Me ardhjen e Ançelotit mbrojtësi i kombëtares sonë e ka humbur vendin e titullarit fiks te jugorët. Mario Xhufredi, agjenti i Hysajt duket se për këtë ia hedh “fajin” mënyrës së lojës së Ançelotit.

hysaj

“Jam shumë i lumtur nga ndeshja e Hysajt kundër PSG-së. E pashë të motivuar dhe më pëlqen uria e tij për të bërë mirë. Në vitet e fundit Hysaj ka luajtur gjithmonë me Sarrin. Me të faza difensive kishte prioritet, punë që Hysaj di ta bëj mirë. Me Ançelotin është ndryshe, pasi ai kërkon që mbrojtja të dalë përpara dhe po përmirësohet për këtë. Kam thënë gjithmonë se Elseidi është nga më të fuqishmit dhe konkurenca po e bën edhe më shumë”, përfundoi agjenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"