Agjenti i Hysajt fiton “luftën e ftohtë” me Napolin, e ardhmja e mbrojtësit do të jetë te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 22, 2020 | 23:47


Agjenti i Hysajt fiton “luftën e ftohtë” me Napolin, e ardhmja e mbrojtësit do të jetë te…

Elseid Hysaj do të rinovojë me Napolin. Ky është lajmi që raportohet së fundmi nga mediat italiane.

Hysaj goli i pare me Napolin

Teksa prej muajsh ka pasur deklarata dhe lajme që e largonin gjithnjë e më shumë Hysajn nga Napoli, mediat pranë klubit napolitan kanë bërë me dije se krahas dëshirës së Gatuzos, ka qenë vendimtar edhe agjenti i tij i cili ka bindur drejtuesit për rinovimin e kapitenit të Kombëtares shqiptare.

Gatuzo e sheh Hysajn si lojtar për të dyja linjat e mbrojtjes, majtas dhe djathtas.

Agjenti i tij, Mario Xhufredi, i cili raportohet se nuk ka asnjëherë “stekë të ngritur” për kërkesat, duket se e ka fituar “luftën e ftohtë” me drejtuesit dhe për shkodranin do të ketë shtyrje të kontratës që skadon në qershor 2021. Në vijim pritet saktësimi i detajeve dhe më tej firma në kontratën e rinovuar mes palëve.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com