Agim Ibraimi kapiten, një mbrojtës në provë. Ja pikantet e sfidës miqësore Dinamo-Burreli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 16:19

Agim Ibraimi kapiten, një mbrojtës në provë. Ja pikantet e sfidës miqësore Dinamo-Burreli

Dinamo ka zbritur në fushë një orë para takimit duke bërë një stërvitje pragndeshjeje, nën drejtimin e italianit Daniele Nervi. Figura të shumta, ish-futbollistë të Dinamos, trajnerë, ishin të pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi” për ta parë atë.

DINAMO

Jo si zakonisht, të dyja skuadrat e nisin me formacionin më të dobët. Kështu Dinamo hedh 11-shen e 21-vjeçarëve, ku kapiten ishte Xhoel Plaku.

Dy herë ka ndërruar shiriti i kapitenit te Dinamo. 45 minutat e para e kishte shiritin e kapiteni Xhoel Plaku, ndërsa në 45 minutat e dyta ishte Agim Ibraimi.

IBRAIMI

Dy talentet e skuadrave përkatëse, David Gjinollari për Burrelin dhe Lorenco Hasani për Dinamon, nuk arritën dot të shpalosnin performancën e tyre për shkak se në 25 minutat e para pësuan dëmtime, Gjinollari dëmtohet në gju, ndërsa Hasani në kavilje.

Lorenco Hasani është një supertalent i formuar nga një legjendë si Hekuran Jakupi, me ekipin e AF Bajrami. Xhuljano Skuka është një futbollist i brezit të katërt që vjen nga familja Skuka dhe është me dy pasaporta.

Përveç pasaportës shqiptare, ai ka dhe atë franceze. Te Dinamo në provë ishte edhe një lojtar i huaj, AliBarda. Ai është mbrojtës dhe nëse kalon provën, do të firmosë me blutë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"