Agim Ademi: Jam sulmuar nga persona të maskuar. Është informuar policia e Kosovës, ja gjendja ime shëndetësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 15:28

Agim Ademi: Jam sulmuar nga persona të maskuar. Është informuar policia e Kosovës, ja gjendja ime shëndetësore

Ditën e sotme bëri bujë lajmi i dhunimit të presidentit të FFK-së, Agim Ademi i cili iu drejtuar spitalit për ndihmë mjekësore. ‘’Panorama Sport’’ arriti t’i siguronte një prononcim të shkurtër presidentit Ademi i cili u shpreh se të gjithë i njihnin personat që e kishin sulmuar. Por 60-vjeçari nuk ka qëndruar duarkryq, por ka reaguar me një status në ‘’Facebook’’ ku shpjegon gjithçka ka ndodhur.

agim ademi

Statusi i Agim Ademit

‘’ Duke pasur parasysh interesimin e madh të dashamirëve dhe të opinionit publik pas raportimit për sulm fizik ndaj meje, fillimisht dua të ju informoj se jam mirë me shëndet dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim siç është raportuar.

Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë.

Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze.

Lidhur me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës, e cila tashmë është duke i kryer hetimet. Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt personat e tillë do të dalin para organeve të drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.

Përkundër sfidave në punë, por edhe pengesave të këtij lloji, do të vazhdoj me tërë energjinë time t’i shërbej futbollit dhe ngritjes së mëtejme të FFK-së.

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi!

Me respekt,

Agim Ademi, president’’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"