Afrimet pezull te Dinamo, titullari i bluve ende i dëmtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 22:05

Afrimet pezull te Dinamo, titullari i bluve ende i dëmtuar

Dinamo vazhdon përgatitjet intensive. Shtyrja e kampionatit shihet si “bonus”, pasi stafi teknik ka më shumë kohë për të njohur grupin dhe përcjellë filozofinë e tij.

Dinamo

Ekipi zhvilloi dy seanca edhe dje, palestër në mëngjes dhe në drekë në fushën e Pezë-Helmësit. Moriero-Mikoli po punojnë me skemat tekniko-taktike, por akoma nuk e kanë zgjedhur formacionin bazë. Grupi ka qenë i gjithi i plotë dhe në kondicion të mirë fizik, me përjashtim të Damiano Pontrelit.

Sulmuesi është i vetmi lojtar i dëmtuar në radhët e bluve. Italiani ka një dhimbje në kofshë, e cila po e detyron që të humbasë ndeshjen me Erzenin. Sakaq, drejtuesit po punojnë për afrimin e dy futbollistëve, por ende nuk ka asgjë konkrete. Emrat mbahen sekret dhe as marrëveshje nuk është arritur.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"