Afrimet në dorë të Jovanoviç, ja kur do të fillojnë përforcimet te Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2020 | 8:18

Afrimet në dorë të Jovanoviç, ja kur do të fillojnë përforcimet te Luftëtari

Luftëtari që ra nga kategoria, është “shpërbërë”. Mjafton të shohësh numrin e largimeve dhe emrat e lojtarëve që janë vënë nën urdhrat e stafit teknik në tri ditët e para të stërvitjes, për ta kuptuar këtë. Edhe pse pritej një “bum” afrimesh në nisjen e përgatitjeve për sezonin 2020- 2021, kjo nuk ka ndodhur. As në seancën e paradites së djeshme nuk kishte surpriza. Përkundër premtimit të drejtuesve në ditën e prezantimit të trajnerit Marko Jovanoviç, edhe dje vijuan punën me 12 futbollistë.

JOVANOVIC

Megjithatë, kur bëhet fjalë për një klub me emër si Luftëtari, asnjëherë nuk është vonë. E shkuara bën që kjo të besohet. Situata pritet të ndryshojë, pasi përpjekjet e klubit për ndërtimin e një skuadre dinjitoze vazhdojnë. Qëllimi i të gjithëve bashkohet në një pikë: rikthimi i Luftëtarit në elitën e futbollit shqiptar.

Burime për “Panorama Sport” bëjnë të ditur se nga e hëna e javës së ardhshme pritet që ekipit t’i bashkohen disa lojtarë, pjesë e tregut vendës dhe atij të huaj. Drejtuesit janë hermetikë kur bëhet fjalë për të treguar emrat.

JOVANOVICC

Aktualisht te Luftëtari 4 lojtarë të rinj janë duke u stërvitur nën drejtimin e dyshes Jovanoviç-Meçani, si Seldjon Zholi, Rivaldo Bakaj, Darli Hysaj dhe Xhoisi Lamaj. Të njëjtat burime bëjnë me dije se trajneri serb do jetë ai që do të vendosë pikën mbi “i” për çdo përforcim.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"