Afrimet e mundshme të Tiranës në merkato, ja cilat janë dëshirat e Shehit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 21:24

Afrimet e mundshme të Tiranës në merkato, ja cilat janë dëshirat e Shehit

Tirana kërkon lojtarë të rinj për Europën dhe sezonin e ri futbollistik. Sytë janë nga dy kampionate, ai kosovar dhe shqiptar. Dihet që Tirana kërkon të afrojë futbollistë të cilët kanë dhënë shumë në fushën e lojës dhe që i njeh mirë.

SHEHI

Dihet edhe që te bardheblutë nuk afrojnë më lojtarë me kaseta. Gjatë gjithë kësaj kohe, Tirana ka parë elementët e mundshëm që mund të afrojë. Klubi është duke menduar të afrojë disa lojtarë këtë verë.

Kështu, po shihet mundësia që në skuadër të bashkohet një mesfushor, i cili mund të luajë topin, që me shumë mundësi do të vijë nga kampionati shqiptar, nga një prej skuadrave të Superiores. Gjithashtu, mendohet për dy sulmues, njëri anësor dhe tjetri qendror.

PANORAMAPSORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"