Afrimet e dimrit, zbardhen emrat e të huajve që do vijnë te Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2016 | 14:22

Afrimet e dimrit, zbardhen emrat e të huajve që do vijnë te Kukësi

Merkatoja e Kukësit nuk mbyllet me afrimin e mbrojtësit Simon Rrumbullaku, pasi së paku tre lojtarë të tjerë cilësorë pritet t’u bashkohen kampionëve të dimrit në afatin kalimtar të janarit.

Mohamed Amine Hamia

Mohamed Amine Hamia

Përparësi për klubin është afrimi i Mohamed Amine Hamia. Sulmuesi gjigant algjerian (1.91 metër i gjatë) pret vetëm që të zgjidhë kontratën me klubin e tij, Olimpik Medea, që militon në ligën e parë algjeriane, ku në 10 ndeshje ka shënuar 7 gola.

Në janar pritet që Kukësit t’i bashkohet edhe mesfushori i Kombëtares U-23 të Nigerisë, Kufre Ebong. Ai luan si trekuartist dhe si sulmues i djathtë.

Një tjetër lojtar që do të vijë është edhe 26-vjeçari Togaba Kontiua Komlan, i cili ka qenë pjesë e të gjitha kombëtareve të moshave të Togos.

Emri më i fundit që del në skenë, që mund të përmbyllë “koloninë” afrikane, është dhe 20-vjeçari El Hadji Salim Bah, i cili luan si mesfushor qendre. Futbollisti është pjesë e Kombëtares U-21 të Malit dhe shikohet si lojtar me të ardhme.

Kukesi lista afrikanet

Theksojmë se me të tre klubi ka arritur marrëveshje, madje ka nisur edhe procedurat për pajisjen me vizë. Ata fillimisht do testohen dhe më pas mund të flitet për terma kontraktualë.

Nëse gjithçka shkon sipas planeve, atëherë pritet që të ketë edhe largime. Nëse Pejiç me Eminin e kanë vendin e sigurt, Guri është më i rrezikuari.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"