Afrime të reja tek Vllaznia, gati prezantimi i trajnerit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 9:58

Afrime të reja tek Vllaznia, gati prezantimi i trajnerit të ri

Afrimi i drejtuesve të rinj në krye të Vllaznisë në basketboll për meshkuj, ka sjellë edhe ardhjet e para të reja për shkodranët. Tashmë, siç raporton “Shkodrasport”, trajner i ekipit do të jetë Neven Plantak.

Neven-Plantak

Tekniku kroat ka një eksperiencë të madhe jo vetëm në vendin e tij, por edhe në Bosnjë, Sllovaki apo Kosovë. Në këtë të fundit ka drejtuar ekipin e Trepçes së Mitrovicës të cilën ka arritur ta shpallë edhe kampione. Nga sa mësohet, Plantak është një trajner shumë i rreptë dhe kjo është ndoshta arsyeja që drejtuesit kanë vendosur uljen e tij në pankinën kuqeblu.

Ai pritet të jetë sot në Shqipëri dhe do të ndjekë sfidën e Vllaznisë ndaj Goga Basket në Durrës, dhe kjo ka qenë një dëshirë e tij për të parë ekipin, para se të ulet në pankinë.

1_zadar_sonik7-091211

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"