Afrim i dyfishtë në merkato, përforcim nga Pogradeci dhe rikthim i rëndësishëm për Tomorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2020 | 21:36

Afrim i dyfishtë në merkato, përforcim nga Pogradeci dhe rikthim i rëndësishëm për Tomorin

Tomori përforcohet me dy lojtarë të rinj për sezonin 2020-2021. Ata janë portieri Andrea Shumeli dhe mbrojtësi Paulo Kasmollari. Të dy janë zyrtarisht pjesë e skuadrës beratase, duke e kompletuar organikën e trajnerit Bledar Sinella.

kasmollari

Me kampionatin që pritet të nisë nga momenti në moment, edhe stafi teknik është shumë herë më i qetë. Thuajse çdo repart është blinduar tashmë. I pari nuk është një emër i panjohur, pasi e mbrojti edhe vjet portën e Tomorit. Rikthimi i 20-vjeçarit ka shtuar konkurrencën për katërkëndorin. Si asnjëherë në këto vitet e fundit, do të kenë plot katër portierë në skuadrën e parë.

Shumeli që është stërvitur tek Apolonia në dy muajt e fundit dhe tani që u rikthye në Berat ka gjetur edhe portierët Haremi, Muçogllava dhe Tozaj. I dyti vjen nga Pogradeci dhe luan në qendër të defensivës. 22-vjeçari ka treguar nivel të lartë edhe në miqësoren e fundit me Korabin, duke i vendosur “vulën” qëndrimit në Berat. Paraqitja e tij ishte më shumë se e kënaqshme, çka ka bindur drejtuesit që të shkojnë drejt firmës.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"