Afrika në “modë”, Tirana gjen një tjetër sulmues në Guinea

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2017 | 14:26

Afrika në “modë”, Tirana gjen një tjetër sulmues në Guinea

Tirana e ka përqendruar merkaton jo vetëm në dalje, por edhe në hyrje. Sulmi mbetet në qendër të vëmendjes, pasi ende nuk mund të quhet i kompletuar. Klubi ka siguruar shërbimet e Junus Sentamu dhe Eder Paulista, sakaq në organikë kanë emra si Grent Halili, Kristian Prendi dhe Flamur Bajrami. Por, drejtuesit nuk do ta lënë me kaq.

daouda-camara

Ata i kanë hedhur “sytë” sërish në Afrikë. Këtë herë jo në Kenia, tek ish-ekipi i Ze Marias, por në Guinea. Drejtuesit janë shumë pranë akordit me një lojtar, i cili luan pas sulmuesit të parë, por që mund të përshtatet më së miri edhe në krahë. Ai është 23 vjeç dhe prej vitesh aktivizohet në Tunizi.

daouda kamara

E ka nisur me ekipet zinxhir dhe më pas ka marrë minuta tek Esperanca, ku sipas të dhënave që ofron rrjeti është aktivizuar në 6 ndeshje. Sakaq, rishtas ka qenë pjesë e Tataouine. U bë vite që kryeqytetasit e përqendrojnë merkaton në Afrikë, ndërsa të shumtë janë futbollistët që vijnë nga kontinenti i largët dhe që kanë veshur ngjyrat bardheblu.

Paraqitja e mirë që bënë Merveil e Akuah në sezonin e fundit dhe mbi të gjitha fakti që po i mbushin arkat klubit, ka bërë që drejtuesit të shohin këtë treg si burim merkatoje. Një tjetër motiv është edhe trajneri brazilian, i cili e njeh mjaft mirë terrenin, duke qenë se para se të vinte në Shqipëri, drejtonte pikërisht një ekip kenian. Zyrtarisht, pjesë e kryeqytetasve janë bërë dy afrikanë, më konkretisht: Junus Sentamu e Toni Maveje (por ky i fundit ende nuk i është bashkuar grupit).

MBROJTJA

Synohet edhe një mbrojtës. Përgjegjësit e merkatos janë hedhur në kërkim për të gjetur një lojtar për qendrën e defensivës. Edhe pse kanë lojtarë të talentuar, Ze Maria kërkon pak më shumë përvojë. Duke qenë se kampionati është i gjatë dhe mbi të gjitha synojnë ngjitjen, presin më shumë garanci në prapavijë. Një rikthim i Gentjan Muçës do t’i jepte qetësi gjithkujt, megjithatë shtatlarti po vijon terapinë në Itali dhe ende nuk u është bashkuar bardhebluve që prej nisjes së përgatitores.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"