AF Luftëtari rikthehet me fitore bindëse, 7 gola vendosin ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2021 | 22:04

AF Luftëtari rikthehet me fitore bindëse, 7 gola vendosin ndeshjen

Akademia e Futbollit Luftëtari regjistroi një fitore bindëse ditën e sotme, në javën e tretë në Kategorinë e Tretë, teksa kanë mposhtur me rezultatin 6-1 Osumin.

Luftetari-foto-1

Gjirokastritët u shfaqën që në fillim shumë kërkues, ku kërkonin me ngulm golin. Për fitoren e gjirokastritëve shënuan dopietë Boni dhe Gaba, teksa shënuan nga një gol edhe Shumeli me Mahmutajn.

Me këtë fitore, Luftëtari shkon në kuotën e 6 pikëve, dhe rikthehen te triumfi, pasi u mposhtën një javë më parë nga Murlani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"