AF Luftëtari godet në merkato, afron 2 lojtarë cilësorë nga Kategoria e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2022 | 23:30

AF Luftëtari godet në merkato, afron 2 lojtarë cilësorë nga Kategoria e Parë

AF Luftëtari nis zyrtarisht merkaton. “Pazari” është përqendruar pak kilometra larg, konkretisht në Sarandë. Klubi ka siguruar shërbimet e Stilian Barkës dhe Alesio Kolonjës, lojtarë që sezonin e fundit e kanë mbyllur me Butrintin. Mund të cilësohet “goditje”, pasi ishin pa diskutim ndër më të dalluarit për verdheblutë.

Luftetari

Pas negociatave disaditore, mbrojtësi 26-vjeçar dhe sulmuesi 21-vjeçar janë bindur që të vishen bluzi. Nënshkruan përfundimisht kontratat sezonale dhe më pas janë prezantuar nga administratori Fotis Kristidhi. Ky është vetëm fillimi për gjirokastritët, pasi drejtuesit kanë planifikuar të paktën edhe 3 afrime.

luftetari

Gjasat janë që nga ekipi i vjetshëm të ketë largime, ndaj merkatoja në hyrje është e domosdoshme. Pritet që në mesin e muajit gusht të startojnë edhe përgatitjet për sezonin 2022-2023. Kategoria e Dytë do të jetë “zjarr” këtë vit, ndaj edhe Luftëtari ka nxituar për të forcuar organikën.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"