AF Elbasani zbret në fushë, trajneri Stojku e nis me 30 lojtarë
AF Elbasani zbret në fushë. Ashtu siç pritej, në 2 gusht ekipi më i ri në qytet, merr zyrtarisht jetë, teksa lojtarët e kontaktuar, si edhe ata që kanë ardhur për provë, u vunë nën urdhrat e teknikut Gentian Stojku.
Në ditën e parë të prezantimit ishin plot 30 futbollistë, ndërkohë që nuk mungoi as prezenca e kryebashkiakut Gledian Llatja, i cili premtoi mbështetje maksimale këtij klubi. Nuk munguan në këtë ditë të parë as një pjesë e tifozërisë ultrase e skuadrës, të cilët pritet t’i qëndrojnë pranë ekipit.
Sakaq, konfirmohen edhe lojtarët që gazeta pati paralajmëruar më herët, si: Gava, Hyshmeri, Duka, Ferhati, Mici etj., të cilët do të përbëjnë edhe bazën e kësaj skuadre. Edhe pse do ta nisë rrugëtimin nga Kategoria e Tretë, në klub kanë bërë investime afatgjata, duke parë grupin që kanë krijuar.
LLATJA – Në fjalën e tij para futbollistëve dhe stafit, kryebashkiaku theksoi se të gjithë së bashku do të ringrenë aty ku duhet emrin e këtij qyteti futbolldashës.
“Sot është një ditë e shumëpritur për qytetin tonë futbolldashës, teksa ekipi AF Elbasani nis edhe përgatitjet për këtë sezon. Kemi përzgjedhur trajnerët më të mirë dhe së bashku me ju futbollistët do ta ringrenë këtë klub aty ku i takon.
Si kryetar i bashkisë premtoj mbështetjen maksimale për klubin e futbollit, ndërkohë që edhe në bashkëpunim me biznesin do bëjmë që të mos ju mungojë asgjë. Ky qytet do të rikthehet në majat e futbollit shqiptar”, u shpreh para lojtarëve kreu i bashkisë, Gledian Llatja.
LISTA E LOJTARËVE
1. RUZHDI BOZHIQI
2. REDON GEGA
3. HAJDAR MIRAKA
4. MIKEL FERHATI
5. ELVIS XHELILI
6. LEDIO UKAJ
7. ENDRI DUKA
8. ORGEST GAVA
9. RENATO HYSHMERI
10. FABIO DISHANI
11. SELDI BAKALLI
12. ERXHERS BULLARI
13. MALKON DALIPI
14. SERXHJO BAJRAMI
15. GERI SELIMAJ
16. MATEO ALLKJA
17. ERSI PIKU
18. OLIGERS DUSHKU
19. ERGIN IBWRSHIMI
20. BROKLIN CEKA
21. RIVALDO DULJA
22. EMANUEL ABDIAJ
23. ERNEST DOCI
24. MIKEL ZOGU
VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL
