AF Elbasani gjen portier, arrihet marrëveshja me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2022 | 14:28

AF Elbasani gjen portier, arrihet marrëveshja me…

Kadri Birja do të jetë portieri i ri i AF Elbasanit.

Birja6

Prej kohësh verdheblutë ishin vënë në kërkim të një “gardiani” me eksperiencë dhe pas shumë diskutimesh me 32-vjeçarin, e kanë bindur. Marrëveshja është arritur të paktën për këtë sezon.

Burime të besueshme pranë klubit konfirmojnë për gazetën, se ish-portieri i Tomorit do të mbrojë portën elbasanase.

Me këtë afrim, “blindohet” përfundimisht katërkëndëshi dhe mund të thuhet që ekipi është thuajse gati për të përballuar garën. Birja është një portier i shumëshëtitur në kampionatin shqiptar, sidomos me skuadrat e Kategorisë së Parë.

Sezonin e fundit ai ishte pjesë e beratasve, ndërsa më herët ka milituar në radhët e Korabit, Egnatias, Dinamos, Luftëtarit apo edhe Shkumbinit.

Deri më tani drejtuesit janë munduar të tregohen të kujdesshëm në përzgjedhjet në merkato, pasi kanë synuar futbollistë që më herët kanë qenë pjesë e elitës dhe së Parës, ndonëse vetë marrin pjesë në të Dytën. Me grupin e krijuar synojnë që të mos e vënë në diskutim ngjitjen.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"