AEK kampione e vendit, i jep fund dominimit të Olimpiakosit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2018 | 16:47

AEK kampione e vendit, i jep fund dominimit të Olimpiakosit

Pas 7-të sezoneve Olimpiakos ka humbur titullin kampion. Ata gjenden në vendin e 3-të dhe matematikisht nuk mund ta fitojnë më titullin për këtë sezon. AEK mposhti dje skuadrën e Levadhiakosit me rezultatin 2-0 dhe u ngjit në kuotën e 63 pikëve.

aek athine

Ata ndodhen në vendin e parë me 2 pikë më shumë nga PAOK i Selanikut . Megjithatë çështja e dënimit të PAOK duket një çështje formale, kjo pas futjes së presidentit të tyre me pistoletë në fushë. Sipas të gjitha mundësive, pas marrjes së këtij vendimi, AEK do të jetë zyrtarisht kampione e vendit dhe do të marrë edhe trofeun. Ky trofe i mungonte klubit që nga viti i largët 1994 dhe përfaqëson titullin e 12 kampion në gjithë historinë e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"